Kushi mikpret ekipin përfaqësues në Kampionatin Europian të Peshëngritjes: Ambasadorët tanë më të mirë në botë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka mirëpritur në ambientet e MASR ekipin përfaqësues që mori pjesë para pak kohësh në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë, Rusi.
“I mikprita me shumë kënaqësi në ambientet e MASR ekipin përfaqësues që mori pjesë para pak kohësh në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë. Ndër ta edhe Evangjeli Veli dhe Briken Calja, të cilët vazhduan traditën shqiptare duke fituar medalje dhe duke nderuar flamurin tonë kuqezi” – shprehet ministrja.
“Njëri më kampion se tjetri, të përkushtuar për të rritur performancën edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare, këta sportistë janë ambasadorët tanë më të mirë nëpër botë që na bëjnë të ndihemi gjithmonë krenarë! Faleminderit të gjithëve dhe shumë suksese në vijim!” – nënvizon ndër të tjera ministrja Kushi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




