Kushi: Në 2024 rrisim me 23-26% pagat për mësuesit, 30% të pedagogëve

Aktualitet | 4 vite më parë

Në 2024-ën, pagat e mësuesve do të rriten me 23 deri në 36% në varësi të pozicioneve të tyre, përvojës dhe kualifikimeve. Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila sqaroi se paga e mësuesve të shkollave 9-vjeçare do të jenë deri në 95 mijë lekë e 550, ndërsa për arsimin e mesëm, të lartë, do të jenë 106 mijë e 800 lekë.

Kushi bëri me dije se janë 36 mijë e 570 mësues që do të përfitojnë nga kjo rritje e pagave.

“Mësuesit në fokus të vëmendjes sonë. Investime në infrastrukturën arsimore dhe shpërblimi, vlerësimi më i mirë ndaj mësuesve.

Në fillim të këtij mandati u angazhuam për rritje 40% të pagave.

Vitin e ardhshëm nga 23-36 % rritje e pagave të mësuesve në varësi të pozicioneve të tyre, përvojës dhe kualifikimeve. Paga e një mësuesi të një shkolle 9-vjeccarëe do jetë deri në 95  mijë  e 550, për arsimin e mesëm e të lartë do jetë 106 mijë e 800 lekë paga bruto. Janë 36 mijë e 570 mësues në gjithë Shqipërinë që do përfitojnë nga kjo rritje e konsiderueshme e pagave”, tha Kushi, teksa njoftoi gjithashtu dhe rritjen e pagave për pedagogët me 30%.

“Pagat për pedagogët do rriten me 30% ku 20% do mbulohet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e vetë institucionit”, tha Kushi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme