Kushi: Nisin regjistrimet në e-Albania për nxënësit e klasave të 10-ta

Kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, proces i cili kryehet nëpërmjet sistemin e-Albania. Lajmin e njofton ministrja e Arsimit Evis Kushi ndërsa bën me dije se regjistrimet do të vazhdojnë deri më 20 korrik.
Ministrja kujton se formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit.
“Të dashur nxënës dhe prindër,Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik. Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike. Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor!”, shkruan ministrja Kushi.
Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën: [email protected]
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




