Kuvend/ Çështja McGonigal, më 2 mars mocioni me debat dhe interpelanca urgjente me Ramën

Me vetëm votat e maxhorancës, Kuvendi ka miratuar në seancën e kësaj të enjte zhvillimin më 2 mars të mocionit me debat dhe interpelancës urgjente me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga opozita, për çështjen McGonigal. Mocioni me debat do të zhvillohet me kohë pa limit.
“Mocioni me debat, interpelanca urgjente dhe pyetjet do zhvillohen më 2 mars. Do keni të drejtë të gjithë të flisni sipas kohës maksimlae që lejon rregulloja e Kuvendit. Do zhvillohet mocioni më 2 mars me kohën pa limit”, tha drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



