Kuvendet zgjedhore, Basha: PD e sigurt dhe me njerëzit e duhur për të bërë ndryshimin që shqiptarët presin

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndau në rrjetet sociale disa momente nga procesi i zgjedhjeve në strukturat e Partisë Demokratike. Sipas tij, vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.
“Ndërkohë që kundërshtarët tanë politikë janë në garë me njëri-tjetrin se kush do paraqitet i pari para drejtësisë, Partia Demokratike e Shqipërisë ecën e sigurt me njerëzit e duhur, pa pengjet e së kaluarës dhe me vizionin e nevojshëm për të bërë ndryshimin që shqiptarët presin”, shkruan kreu i PD–së.
Ai, me këtë rast, uron anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e zgjedhur nga kuvendet zgjedhore të degës, Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



