Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Politikë | 6 vite më parë

Ditën e sotme (18 janar) Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë sesionin e ri parlamentar për vitin 2021, e cila do mbahet në orën 17:00.

Mediat raportojne se qeveria ka dërguar në Kuvend aktin normativ me tekstin e marrëveshjes sekrete me kompaninë Pfizer Export BV për blerjen e një sasie të vaksinës kundër COVID-19. Me kërkesë të kompanisë, marrëveshja do të mbahet e fshehtë, duke përfshirë të gjitha elementet si çmimi, sasia, afatet e dorëzimit, transporti, hyrja në Shqipëri, administrimi etj.

Gjithashtu, të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur aktit normativ. Kuvendi ka njoftuar më herët se pritet të miratojë vaksinën Pfizer në seancën parlamentare më datë 28 janar.

Gjatë këtij sesioni parlamentar, Kuvendi pritet të shqyrtojë e të miratojë një sërë projektligjesh. Mes 50 nismave ligjore që do të shqyrtohen para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, disa prej tyre pritet të prodhojnë polemika dhe debate, për shkak të përmbajtjes së tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme