Kuvendi për kërkesën e SPAK/ Berisha: Pyetjeve t’iu përgjigjet “bosi” Rama. Kryeministri largohet nga Kuvendi

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit Arben Ahmetaj.
Në nisje të seancës, ish-kryemninistri Sali Berisha ka kërkuar që në mungesë të Ahmetajt, përgjigjet e pyetjeve ndaj tij, t’i japë kryeministri Edi Rama. Ky i fundit është larguar nga Kuvendi në momentin që fjalën e ka marrë ish-kryeministri Berisha.
“Në mungesë për shkak të arratisë së zv.kryeministrit i cili duhet të ishte në këtë sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve, në respekt të drejtësisë, unë propozoj që të gjtiha pyetjeve tu përgjigjet bosi i tij, Edi Rama. Thirreni këtu t’i bëjmë pyetje”, tha Berisha, teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla theksoi se Kuvendi duhet të vijojë me zbatimin e Rregullores.
Kujtojmë se pak më parë, në lidhje me kërkesën e SPAK reagoi dhe ish-ministri Ahmetaj, i cili u shpreh se e vërteta ndaj tij do të dalë, dhe se largimi i tij nga Shqipëria lidhet me arsye personale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




