Lagjia e sipërme në fshatin Dishnicë pa infrastrukturë

Aktualitet | 6 vite më parë

Një pjesë e rrugëve të brendshme në fshatin Dishnicë janë të amortizuara. Ndërhyrja në infrastrukturë  që është bërë para disa kohësh ka përfshirë lagjen e poshtme duke mënjanuar pjesën tjetër. Banorët e lagjes së sipërme shprehen se ka vite që nuk janë bërë ndërhyrje dhe e se e kanë shumë të vështirë kalimin sidomos në kohë në shi, ku uji gërryen edhe atë pak zhavor që ka mbetur.

Një pjesë tjetër e banorëve të Dishnicës jashtë kamerës shprehen se të do të ishtë më minimalja vetëm shtrimi me çakëll pasi edhe ata janë taksapagues të rregullt. Shirat e rënë gjatë ditëvë të fundit i kanë gërryer rrugët duke e vështirësuar si kalimin e automjeteve ashtu dhe të banorëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme