Laguna e harruar e Godullës, mes ndotjes dhe ekzistencës së biodiversitetit

Zona e mbrojtur e Godullës në bregdetin e fshatit Adriatik në Kurbin, dikur shquhej për detin e mrekullueshëm, ndërsa sot është pothuajse e harruar.
Udhëtojmë në drejtim të zonës bregdetare përbri lumit Ishëm, me ngjyrën e murrme të ujit dhe me aroma të pakëndëshme, prej mbetjeve që rrjedhin deri nga lumi Lanë i Kryeqytetit.
Pjesa tjetër e zonës gumëzhin nga simfonia e gjinkallave në këto ditë të nxehta, ka pyje kudo. Përgjatë lumit Ishëm ndodhen disa rrjeta të peshkatarëve. Ndre Korriku, 73 vjeçari banor i zonës na tregon se ka ruajtur pyjet madje ai ka mbjellë pemë dru frutore, vreshtari dhe perime të ndryshme.
Të mbërrinim në zonën bregdetare ishte e pamundur, u kthyem me një peshkatar nga zona e fshatit Ishëm, pensionistin Qemal Njangu, ai thotë se moskujdesja e autoriteteve nga një zonë turistike mjaft të preferuar e kthyen Godullën në një vend mbetjesh të rrezikshme.
Lumi Ishëm konsiderohet ndër më të ndoturit në Europë, prej vitesh bregdeti nga ku dhe derdhet lumi Ishëm shkarkohen mbetjet nga më të ndryshme.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




