Lajçak do të takohet me Kurtin dhe Vuçiç gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Davosit

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se i dërguari i Posaçëm për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet veçmasi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë qëndrimit të tyre në forumin ekonomik të Davosit që nis të hënën në Zvicër.
Kjo u konfirmuar për RTK-në nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano, i cili ka theksuar se mes tre zyrtarëve nuk pritet të mbahet ndonjë takim trepalësh.
“Nuk është planifikuar një takim i përbashkët lidhur me dialogun, si ai i nivelit të lartë apo i ngjashëm”, ka theksuar Stano.
Ndërkaq, në samitin e këtij viti që mbahet në Davos pritet të marrin pjesë udhëheqës nga rreth 100 vende të botës si dhe të organizatave ndërkombëtare.
Temë e samitit për këtë vit është rindërtimi i besimit. Gjatë tij, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, presidenti francez Emanuel Macron si dhe udhëheqës të vendeve të lindjes së mesme pritet të zhvillojnë bisedime për luftën në Gaza, por ndërkohë edhe lufta në Ukrainë do të jetë në krye të axhendës së bisedimeve që do të mbahen nga elita botërore.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




