Lajçak: Propozimi për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë ka 11 pika! Pala që se pranon, s’gjen mbështetjen tonë

Rajon | 4 vite më parë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se propozimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përmban 11 pika dhe se të gjitha versionet e propozimit të publikuara në media janë trillime.

“Kam parë disa tekste që janë paraqitur në media, të cilat nuk kanë qenë të sakta, të shpikura nga persona të caktuar, ka pasur ndryshime, sepse pas prezantimit të parë të propozimit kam vizituar Prishtinën dhe Beogradin, kemi biseduar dhe kemi kërkuar komente, pastaj kemi u përpoqëm t’i përfshinim ato në propozim, shumë qartë e thamë që thelbi i propozimit nuk mund të ndryshohet, sepse thelbi u krijua me kuptimin më të mirë se si të arrihet normalizimi“, tha Lajçak.

Lajçak ka theksuar se nëse njëra nga palët nuk e pranon planin, bashkësia ndërkombëtare do të reagojë në mënyrë të duhur dhe do të mbështesë më shumë njërën palë, ose do ta zvogëlojë mbështetjen për palën tjetër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme