Lajçak takon nënsekretaren Nuland, de-eskalimi i situatës në veri i menjëhershëm

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë qëndrimit në Washington D.C, është takuar me nënsekretaren amerikane, Victoria Nuland.
Lajçak dhe Nuland kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës dhe kane diskutuar se de-eskalimi i situatës është e një rëndësie të menjëhershme.
Lajçak sot gjithashtu ka deklaruar se situata në veri është delikate dhe se ai ndjehet shumë i shqetësuar lidhur me këtë.
Gjatë ditës, Miroslav Lajçak bashkë me Gabriel Escobar, bënë thirrje që tre policët e kapur të lirohen menjëherë nga autoritetet serbe, teksa thanë se secila palë që refuzon kthimin në dialog, do të ketë pasoja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




