Lampard, përballja me Mourinho: Dua ta mund

Angli | 6 vite më parë

Nesër Chelsea do të përballet me Tottenham dhe Frank Lampard do të takojë mësuesin e tij José Mourinho. Trajneri i Blues në konferencën për shtyp foli për marrëdhënien e tij me Special One: “Unë u largova nga Chelsea në 2014 dhe jeta ime ka shkuar në drejtime të ndryshme, dhe kur je profesionist zakonisht je kaq i konsumuar dhe i zënë në jetën tënde që marrëdhënia ndryshon. Ne kemi qenë gjithmonë shumë të përzemërt. Nëse e shoh Jose, nëse flas për të ose nëse shkëmbejmë mesazhe, gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë. Sigurisht tani, që jemi menaxherë të klubeve të mëdha rivale, mendoj se kjo ndryshon marrëdhëniet. Jo në një mënyrë negative, nuk kam asnjë problem me të. Ne jemi njerëz shumë konkurrues dhe të dy duam të bëjmë mire”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme