LeBron: Ta mbyllim sa më shpejt garën për titull

Humbja që skuadra e Lakers pësoi nga Miami në finalen e tretë play off në NBA nuk e shqetëson shumë LeBron James. Ylli i ekipit kalifornian i ka kërkuar skuadrës të qëndrojë e përqendruar te fitorja. “Askush nuk ka dëshirë të humbasë, sidomos në një finale”, tha LeBron.
“Për sa kohë seria e finaleve nuk ka përfunduar edhe puna ime e këtij sezoni me Lakers nuk ka përfunduar. Humbja pranohet, unë vetë nuk luajta ashtu si duhet dhe pranoj përgjegjësitë e mia. Përpiqem gjithnjë të pëmirësohem për ndeshjen e radhës”, u shpreh James.
Gjithsesi, Lakers udhëheqin 2-1 serinë e ndeshjeve. “Kjo humbje nuk më shqetëson shumë, pasi e dimë që mund të luajmë më mire. Duhet të mos ulim përqendrimin, të fitojmë sërish ndeshjen e radhës dhe më pas titullin”, tha LeBron James.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




