Leclerc: Red Bull-in e arrijmë në 2026-ën

Formula 1 | 3 vite më parë

Piloti kryesor i Ferrari-t ka një parashikim të zymtë për të ardhmen. Në konferencën e djeshme të pilotëve, të cilët dolën përpara gazetarëve për të komentuar Çmimin e Madh të Holandës, garë kjo e cila vjen për publikun shqiptar në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, deklarta e Leclerc habiti jo pak të pranishmit në sallë.

I pyetur nëse do të kishte ndryshime sa i përket renditjes të pilotëve, monegasku tha: “Inxhinierët e rinj sigurisht do të na ndihmojnë që të përmirësojmë veturën, por nga këtu të themi se do të konkurojmë me Red Bull është utopi. Në garë Red Bulli është shumë përpara nesh dhe do të vazhdojë të jetë kështu për shumë kohë. Të paktën deri kur të nndryshohen motorrët e veturave”, parashikoi piloti i parë i Ferrari-t.

Siç dihet FIA ka në program që të implementojë motorrët e rinj duke nisur nga Botërori i 2026-ës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme