Lefter Maliqi në SPAK, tjetër kallëzim për Kreshnik Hajdari për ndërtimin e një ujësjellësi

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari është kallëzuar sërish nga ish deputeti Lefter Maliqi në SPAK lidhur me një tender për ndërtimin e një ujësjellësi në një zonë të mbrojtur.
Sipas Maliqit, kryebashkiaku Hajdari abuzuar me ndërtimin e një ujësjellësi, ndërsa pjesë e kallëzimit janë edhe subjektet e përfshira në ndërtimin e këtij ujësjellësi.
Ky është kallëzimi i disatë që ish deputeti Lefter Maliqi ka bërë ndaj Kreshnik Hajdarit.
Kryebashkiaku Hajdari është dërguar gjithashtu për gjykim nga SPAK lidhur me mosdreklarimin e një dënimi të tij në Greqi në formularin e dekriminalizimit.
Hajdari akuzohet për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë. Hajdari kur ka kandiduar për kreun e Bashkisë Kuçovë në formularin e vetëdeklarimit ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim apo të jetë dënuar, por nga hetimet e kryera ka rezultuar se Kreshnik Hajdari është i dënuar me vendimin e formës së prerë të vitit 1999 nga Gjykata e Janinës në Greqi, me masën riedukuese të qortimit, për shkeljen: “Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




