Leicester ndalet, Liverpool i tregon vendin

Liverpool, tre gola për tri pikë për të kapur kreun, që e ndan me Tottenham, në kuotë të njëjtë pikësh, 20. Skuadra e drejtuar nga Klopp në këtë mbrëmje ka mundur surprizën Leicester me rezultatin 3-0. Gjithçka është zgjidhur në pjesën e parë, një autogol i Evans në minutën e 21-të dhe goli i Jota në minutën e 41-të zbritën skuadrën e Rodgers me këmbë në tokë.
Në pjesën e dytë, Mane dhe Firmino janë shfaqur rrezikshëm, duke iu afruar golit, por Kasper Schmeichel falë reflekseve të tij, por dhe fatit, ka neutralizuar rrezikun. Gjithsesi, në minutën e 86-të, sulmuesi brazilian ka arritur të shënojë me kokë, pas një krosimi nga këndi me autor Milner, 3-0.
Me këtë fitore, skuadra e Liverpulit është ngjitur në kuotën e 20 pikëve, me 6 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Leicester është i pozicionuar në vendin e katërt, në kuotën e 18 pikëve me 6 fitore dhe 3 humbje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




