Leku vazhdon të fitojë terren, arsyet e forcimi të tij

Ekonomi | 4 vite më parë

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane vlerësohej sot me 111.32 lekë ndërkohë që dollari amerikan shkëmbehej me 100.72 Lekë. 

Trendi i muajve të fundit dallon për një forcim të monedhës shqiptare në raport me monedhat e tjera.

Në një komunikim me median, ditën e djeshme Guvernatorin Sejko u shpreh se zhvlerësimi i monedhave të huaja në raport me lekun shqiptar ka ardhur si rezultat i rritjes së investimeve të huaja, remitancave dhe turizmit.

Pjesërisht i të njejtit mendim është eksperti Majlind Lazimi rreth ndikimeve që sektorë të ndryshme po sjellin në ekonominë shqiptare, ndonëse shprehet se është e pamjaftueshme për të shpjeguar mbiçmimin e monedhës shqiptare.

“Do të kemi, le të themi atë lloj klime ideale për të pasur një mbiçmin apo vlerësim të lartë të lekut, në raport me euron. Unë besoj qe ka edhe faktorë që mund të mos jenë të kualifikueshëm apo formal që mund të vijnë edhe nga burime informale. Ne e dimë shume mirë se edhe nga raportet ndërkombëtare ku Shqipëria aktualisht është edhe pjesë e listës gri që do të thotë se disa sektorë qoftë ndërtimi apo të tjerë ka potencialisht fonde që vijnë nga burime jo formale, jo burime nga sistemi bankar”, tha Lazimi.

Për Lazimin, luhatjet e kursit të këmbimit ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt tek fuqia blerëse në vend.

Për Lazimin, euroizmi i ekonomisë është gjithashtu një faktor i cili ekspozon më shumë ekonominë shqiptare ndaj rreziqeve që vijnë nga luhatjet e kursit të këmbimit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme