Lëvizte me armë pa leje, vihet në pranga 28-vjeçari

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia në Kurbin ka vendosur në pranga një 28-vjeçar i cili lëvizte me armë pa leje. Sapo i riu ka pikasur policinë ka hedhur nga dritarja e automjetit që drejtonte, pistoletën që mbante me vete.

Sipas policisë, i arrestuari ishte i dënuar më parë sërish për armëmbajtje pa leje.

“Procedohen në gjendje të lirë, për moskallëzim të krimit, 4 pasagjerët në këtë automjet.

“Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi  K.M., 28 vjec, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin, shërbimet e Policisë sinjalizuan për të ndaluar, automjetin që drejtonte shtetasi K. M. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje.

Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për “4 pasagjerët në automjetin që drejtonte 28 vjeçari, shtetasit E.R., 40 vjeç, banues   në Mamurras., A.XH., 45 vjeç, banues në Mamurras,  B.M., 56 vjeç, banues në Prishtinë, Z.K., 50 vjeç, banues në Mamurras”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme