Lewis Hamilton: Gjithmonë kam menduar për Ferrarin

Formula 1 | 3 vite më parë

Është një sezon ndryshe nga të tjerët që po përjeton Leëis Hamilton: pas njoftimit të transferimit të tij te Ferrari në vitin 2025, arritën rezultate të pakënaqshme për shtatë herë kampionin e botës. Në një intervistë të gjatë për GQ, kampioni britanik rishikon vitet e fundit të karrierës së tij, nga ai Grand Prix i diskutueshëm i Abu Dhabi 2021, tek zgjedhja e tij për të garuar për ekipin e Maranellos. Pa harruar pasionet e tij, modën dhe kinemanë, të cilat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e tij pas largimit nga gara.

“Unë kurrë nuk kam filluar një vit duke menduar për vitin e ardhshëm”, zbulon ai. “Gjithmonë më kanë pyetur se ku e shoh veten pas pesë vitesh, por kurrë nuk kam pasur një horizont kaq të gjerë”. Tani situata është ndryshe, nga viti 2025 piloti do të realizojë ëndrrën e të gjithë pilotëve: “Të kaloja te Ferrari ishte një nga synimet e mia. Ndoshta ishte një dëshirë më e pavetëdijshme, e lidhur me periudhën e hershme të jetës sime, por ka qenë gjithmonë një objektiv i rëndësishëm për mua”.

Pavarësisht kësaj sigurie, mendimet janë gjithmonë të përqendruara tek e tashmja: “Po stërvitem më fort se kurrë. Përkushtimi im ndaj ekipit është saktësisht i njëjtë si në vitet e kaluara, dua të fitoj. Qasja ime mbetet e njëjtë deri në fund. Nuk e lë veten të shpërqendrohem nga ajo që do të ndodhë më pas”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme