Lezha e bllokuar nga trafiku/ Fluksi i lartë i automjeteve vështirëson lëvizjen

Sociale | 3 vite më parë

Trafiku i makinave është pamje e zakontë në Lezhë përgjatë verës.

Ndonëse kemi hyrë në javën e fundit të muajit gusht, trafiku vijon të jetë i rënduar. Fluksi i lartë i automjeteve që përshkojnë superstradën shkakton kaos në lëvizje.

Segmentet më problematike janë superstrada Milot–Balldre.

Janë afro 20 kilometra rrugë, që drejtuesit e mjeteve detyrohen ta bëjnë për mbi dy orë e gjysmë.

Trafiku i rënduar vijon të jetë prezent edhe në rrugët e brendshme të qytetit të Lezhës, ndërsa më problematike janë orët e para të mëngjesit dhe ato të pasdites.

I gjithë qyteti bllokohet nga fluksi i lartë i automjeteve.

Nga ana tjetër, policia rrugore vijon të jetë prezente në kryqëzimet më problematike, duke orientuar drejtuesit e automjeteve, që të përdorin dhe rrugët dytësore me qëllim lehtësimin sadopak të qarkullimit rrugor.

Kjo situatë pritet t’i shoqërojë rrugët e rajonit të Lezhës deri në ditët e para të muajit shtator kur dhe nis largimi emigrantëve dhe pushuesve, që kanë zgjedhur plazhet e Lezhës për të pushuar.

Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme