Lezhë, i del zjarri jashtë kontrollit, policia prangos Ded Lleshajn, rrezikon 15 vite burg

Aktualitet | 3 vite më parë

Përpjekja e Ded Lleshit në Lezhë, për të djegur mbetjet e grurit në arën e tij ka shkuar keq, pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur 4 dynym tokë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Manati të Lezhës.

Policia ka prangosur Ded Lleshin, i moshës 51-vjeç, me akuzën e zjarrvënies. Sipas procedurave ligjore, çdo qytetar përpara se të djegë barishte të çfarëdo lloji në pronën e tij, duhet të vërë paraprakisht në dijeni policinë dhe bashkinë, me qëllim marrjen e masave për të mos lejuar përhapjen e zjarrit. Ded Lleshi tani përballet me akuzën e zjarrvënies dhe rrezikon 15 vite burg.

Nisur nga kjo ngjarje, policia e Lezhës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

“Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bën të mundur arrestimin e një shtetasi përgjegjës për një tjetër rast zjarrvënieje. Ndezi zjarr në tokën pronësi të tij, për të djegur mbetjet e bimëve të grurit, dhe si pasojë u dogjën 4 dynym tokë arë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte ndezur një zjarr në tokën pronësi të tij, në fshatin Manati, është bërë i mundur neutralizimi i flakëve, si dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit D. Ll., 51 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë. 51-vjeçari dogji një sipërfaqe prej 4 dynymësh tokë arë, në pronësi të tij, si pasojë e ndezjes së një zjarri për të djegur mbetjet e bimëve të grurit. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.”- thuhet në njoftimin e policisë. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme