Librat shkollorë/ Nga 1 shtatori nis shpërndarja në shkollat fillore dhe të mesme

Institucionet arsimore të ciklit të ulët dhe të mesëm në Shqipëri kanë nisur përgatitjet për shpërndarjen e librave, të cilët në shtator fillojnë vitin e ri shkollor.
Ministrja e Arsimit, Evish Kushi, njoftoi se tekstet shkollore mund të tërhiqen në shkolla ose në pikat e distributorëve duke nisur nga 1 shtatori.
“Këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës. Kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e mësuesve dhe prindërve,” shkroi ministrja Kushi në Facebook.
Tekstet falas do u mundësohen të gjithë nxënësve të shkollave publike 9-vjeçare që, si dhe nxënësve e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.
Çdo shkollë do të ketë një grafik për shpërndarjen e librave paradite dhe pasdite, i cili do u bëhet i njohur prindërve nga mësuesit kujdestarë.
Me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, fëmijët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023–2024.
Regjistrimet kryhen nëpërmjet sistemit e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




