Librazhd, shkon për tu larë në lum, humb jetën aksidentalisht 11 vjeçari

Aktualitet | 3 vite më parë

Ka qenë fatale përpjekja e një të mituri për tu larë në lumin Rrapun, Librazhd, pasi ai aksidentalisht dyshohet se është mbytur. Sipas policisë, rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun.

“Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme