Libri ”Dilema Kushtetuese III” – Gjyqtari Florian Kalaja promovon vëllimin e ri

Kulturë | 3 vite më parë

Një përzgjedhje  e problematikave gjyqësore të akumuluara nga eksperienca profesionale gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së tij si gjyqtar në disa prej qyteteve të Shqipërisë  gjyqtari dhe autori Florian Kalaja i ka përmbledhur në librin   “Dilema Kushtetuese 3” të cilin autori e ka promovuar mes miqsh e bashkëpunëtorësh.

Në libër ka artikuj të cilët botohen për herë të parë por edhe artikuj të cilët janë ripunuar duke i përditësuar me zhvillimet më të fundit ligjore, ndërsa “Dilema Kushtetuese 3” vjen pas 5 vitesh nga botimi i vëllimit të dytë dhe pas 7 vitesh nga botimi i vëllimit të parë.

Florjan Kalaja është autor i shumë shkrimeve juridike dhe librave si   “Gjykimi në mungesë në procesin civil”; “Dilema kushtetuese I”, “Dilema kushtetuese II”, “Gjykimi në Gjykatën e Lartë”, “Lirimi me kusht”, “Dilema Kushtetuese III”.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme