Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen më 28 dhe 29 shkurt në Tiranë- Rrugëtimi drejt BE dhe Plani i Rritjes Ekonomike

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt.
Lajmi u bë i ditur gjatë gjatë tryezës ministrore të përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor për fushën e integrimit evropian që në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), zhvilluan (12 shkurt) mbledhje para përgatitore mbi Planin e Rritjes.
Të pranishmit u shprehën se në këtë takim fokusi kryesor do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku pritet të diskutohet për objektivat e vendosura nga unioni, si edhe krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Evropian.
Kujtojmë se Komisioni Evropian, në nëntor 2023, propozoi një Plan të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




