Lideri kinez bisedë telefonike me Putin, SHBA: Kina rrezikon të jetë në anën e gabuar të historisë

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Kina ka kërkuar të qëndrojë neutrale ndaj konfliktit, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore.
Në një bisedë telefonike të zhvilluar këtë të mërkurë, presidenti i Kinës, Xi Jinping, e siguroi presidentin rus Putin për mbështetjen e Pekinit për “sovranitetin dhe sigurinë” e Moskës.
Por SHBA-të kanë shprehur shqetësimin, duke paralajmëruar se kombet që mbështesin Putinin për pushtimin e tij në Ukrainë do të jenë “në anën e gabuar të historisë”.
“Kina pretendon të jetë neutrale, por sjellja e saj e bën të qartë se ajo ende po investon në lidhje të ngushta me Rusinë”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA.
Tregtia dypalëshe e Kinës me Rusinë u rrit në tremujorin e parë të vitit , duke u rritur me 28% nga një vit më parë, sipas të dhënave të doganave kineze./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




