Lideri serb i Bosnjës Dodik vizitë në Moskë, takon Putin! Nuk mirëpritet nga BE

Botë | 3 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur në takim në Moskë liderin serb të Bosnjës Milorad Dodik, takim që ka zemëruar Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini, Putin i tha Dodikut se tregtia dypalëshe me rajonin e Republikës Serbe të Bosnjës të Dodik, megjithëse relativisht e vogël, ishte rritur me 57% vitin e kaluar, raporton Reuters.

“Kjo prirje duhet të mbahet sigurisht,” tha ai, duke shtuar se kompanitë ruse dhe serbe të Bosnjës mund të arrijnë rezultate edhe më të mira.

Dodik, një nacionalist serb që ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Putinin, tha se Rusia ishte detyruar të pushtonte Ukrainën për të ruajtur sigurinë e saj, ndërsa Putin e falënderoi për “pozicionin e tij neutral ndaj konfliktit”.

Bosnja vijon të marrë gazin rus nëpërmjet Serbisë dhe Bullgarisë, ndërsa takimi mund të njollosë shpresat e Bosnjës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.  

Pas një lufte shkatërruese etnike në vitet 1990, Bosnja u nda në dy rajone autonome – Federata e përbashkët nga boshnjakët dhe kroatët dhe Republika Serbe, e lidhur nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore dhe nuk ka një politikë të jashtme të unifikuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme