Ligji “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura”, parlamenti hedh poshtë dekretin e presidentit

Politikë | 6 vite më parë

Parlamenti shqiptar rrëzoi sot me 83 vota pro dhe 10 abstenim dekretin e presidentit Meta lidhur me  ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura”. Presidenti e ktheu për rishqyrtim në Kuvend këtë ligj pasi sipas tij paraqet disa problematika thelbësore që kërkojnë të rishikohen me qëllim përmirësimin e tyre. Sipas presidentit, ligji dekurajon arsimimin e të rinjve dhe nxit idenë e gabuar se gjen punë edhe “pa shkollë”. Po sipas tij ligji cënon meritokracinë në Forcat e Armatosura. Ndryshimet ligjore sipas Presidentit cenojnë piramidën e drejtimit në ushtri. Kreu i shtetit bëri thirrje që të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve për të ndaluar largimin e tyre nga vendi.
Në seancën e së enjtes parlamenti miratoi edhe projektligjin “Për disa shtesa në ligjin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës” me 88 vota pro, ndryshimet në projektligjin për “Gardën e Republikës” me 92 vota pro dhe ndryshimin e emrit të Bashkisë së Urës Vajgurore në Bashkia Dimal me 88 vota pro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme