Ligji për komisionet hetimore parlamentare, Rithemelimi dhe grupimi i Bardhit dorëzojnë ankimim në Gjykatën Kushtetuese

Politikë | 3 vite më parë

Deputetët demokratë, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ankimuan në Gjykatën Kushtetuese ligjin e komisioneve hetimore parlamentare. Ky ligji i cili u miratua me votat e shumicës në Kuvend, konsiderohet nga deputetët opozitar, si antikushtetues dhe bllokues i kontrollit parlamentar të pakicës.

Kërkesa e firmosur nga 33 deputetët që i hap rrugë shqyrtimit nga Kushtetuesja, u ndërmor prej tyre pasi Presidenti dekretoi ligjin, edhe pse këta përfaqësues të opozitës apeluan për mosdekretimin e tij.

Deputetet opozitar prej disa muajsh kane pamundësuar zhvillimin normal të punimeve të parlamentit me kërkesën për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, sikundër ndryshimin e përbërjes se komisionit parlamentar të reformës zgjedhore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme