Linja kundër radikalizmit dhe ekstremizmit, Luarasi: Kemi marrë 401 telefonata denoncuese

Linja e hapur dy vite më parë kundër përhapjes së radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ka sjellë mbi 400 telefonata denoncuese.
Drejtuesja e kësaj linje, Iris Luarasi thotë se pritshmëritë janë të mëdha dhe kjo është një sfidë e madhe sidomos për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampi famëkeq ALHOL dhe më pas integrimin e tyre në shoqëri, ku janë kthyer 25 familje nga Siria.
Në konferencën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zv/ ministrja e brendshme Romina Kuko theksoi se Ballkani nuk është aspak i mbrojtur nga ky fenomen.
Edhe përfaqësues të tjerë në këtë konferencë kanë ngritur shqetësimin për këtë fenomen, duke kërkuar kontributin e të gjithëve për ta minimizuar.
/rtsh/
Gazetare: Klea Neli
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




