Liria e Medias/ Gazeta gjermane rendit Shqipërinë e 103-ta nga 180 shtete, Meta: Rama, përgjegjës

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thekson se liria e medias në Shqipëri është pëkeqësuar ndjeshës, dhe për këtë bën përgjegjës kryeministrin  Edi Rama. Duke publikuar në Facebook një shkrim të gazetës gjermane FAZ ku Shqipëria renditet e 103-ta nga 180 shtete, Meta thotë se kjo është renditja më e keqe në Ballkanin Perëndimor.

Ai bën fajtor kryeministrin Edi Rama i cili duke denoncuar gazetarët para kamerave si kosha plehrash, parazitë, derra dhe prostituta ka sjellë këtë renditje.

Meta fton të gjithë gazetarët të reflektojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre që dhunohen dhe shkelen nga armiku i fjalës së lirë, Edi Rama.

“Liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë, kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut dhe përshpejtimin e integrimit europian.

Shqetësimet serioze me të cilat përballet sot media në Shqipëri, të ngritura me profesionalizëm nga gazeta e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë një këmbanë e fortë alarmi, që i fton të gjithë gazetarët të reflektojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre që dhunohen dhe shkelen nga çdo nga armiku i fjalës së lirë, Edi Rama.

Duke ndarë disa nga konstatimet më serioze në artikullin e FAZ, i ftoj të gjithë gazetarët e pavarur dhe kurajozë, që pa humbur kohë të unifikohen në qëndrime, të denoncojnë hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës. Ndryshimi është në dorën tuaj! Beteja pakompromis për rivendosjen e lirisë dhe pavarësisë së medias, për dinjitetin profesional dhe njerëzor, nuk do ndalet deri ditën kur edhe gazetari i fundit të çlirohet nga presioni i Qeverisë dhe autocensura!

Konstatimet e shkëputura nga artikulli i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”:

Në renditjen aktuale të Reporterëve pa Kufij, vendi renditet i 103-ti nga 180 shtete – renditja më e keqe në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Edi Rama është përgjegjës për renditjen e ulët. Rama i ka denoncuar gazetarët para kamerave si kosha plehrash, parazitë, derra dhe prostituta. Dëmi i shkaktuar ishte i ngjashëm me atë të shkaktuar nga propaganda naziste, pedofilia ose terrorizmi. Për t’iu afruar këtyre synimeve Rama dhe ministrat e tij përdorin edhe mjete ligjore. Gazetarët e pabindur paditen rregullisht për shpifje në Shqipëri duke u kërcënuar me gjoba dhe sanksione penale. Kryeministri shqiptar gjithashtu kufizon rrjedhën e informacionit për gazetarët e pavarur me të gjitha llojet e rregulloreve dhe ligjeve. Më e njohura është e ashtuquajtura paketë anti-shpifje. Kritikët kanë frikë se Rama dëshiron ta kthejë AMA-n në një agjenci censurimi”, shkruhet në postimin e Metës.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme