Lista e zgjedhësve, edhe tre ditë afat

Aktualitet | 4 vite më parë

Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon t’u kujtojë zgjedhësve se po përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake  për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. 

Me një njoftim në rrjetet sociale të dielën, KQZ kujton se ky afat përfundon më 15 mars. “Edhe tre përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve për zgjedhjet vendore” shkruan KQZ. 

“SA MË PARË. Kontrollo Sot Emrin në Listën e Zgjedhësve” është thirrja e përsëritur bashkë me sloganin “VOTOTËDËGJOHESH”. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme