Lista Serbe kërkesë qeverisë së Beogradit: Shpallni organizata terroriste formacionet e Kurtit në veri të Kosovës

Kosovë | 3 vite më parë

Lista Serbe ka kërkuar nga qeveria e Serbisë që të shpallë organizata terroriste njësitë speciale të Policisë së Kosovës, strukturat e inteligjencës, pasi sipas tyre, përbëjnë kërcënim për paqen në këtë zonë, me pasojë të pallogaritshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë Evropës.

“I drejtohemi qeverisë në emër të popullit serb nga Kosova i cili për më shumë se dy vjet po vuan terrorin dhe represionin nga regjimi antiserb i Albin Kurtit me qëllim të duke persekutuar gjithçka që është serbe, duke shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura që garantonin të drejtat e popullit serb dhe përmes represionit institucional kërcënon mbijetesën dhe paqen në këto zona”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, Lista Serbe akuzon regjimin e Kryeministrit Kurti se ushtron dhunë institucionale në veri të Kosovës përmes strukturave të caktuara parapolicore, speciale dhe inteligjente, veprimet e të cilave kërcënojnë paqen, sigurinë e popullit serb, si dhe paqen në tërësi të Ballkanit Perëndimor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme