Shqipëria kalon pengesën Letoni, vendos Asllani

Kombëtarja | 1 vit më parë

Shqipëria ka arritur të marrë një fitore 1-0 përballë Letonisë në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”. Gjithçka u vendos nga një gol i shënuar nga Asllani nga pika e penalltisë në minutën e 25-të.

Kuqezinjtë dominuan pjesën e parë ku arritën të gjenin dhe rrugën e rrjetës me një penallti të fituar nga një aksion i ndërtuar nga Bajrami dhe Laçi, kthyer në gol nga Asllani.

Edhe në pjesën e dytë rastet për shënim nuk munguan, por dhe rreziku për të pësuar ishte i pranishëm në momente të caktuara.

Megjithatë, të besuarit e Silvinjos arritën të ruanin avantazhin dhe ngjiten në kuotën e 8 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e dytë. Serbia, që u mposht nga Anglia në shtëpi me rezultatin 5-0, zbret në vendin e tretë në kuotën e 7 pikëve.

SHQIPËRI-LETONI 1-0

Shënues: Asllani 25’(pen.)

Është mbyllur sfida në “Air Albania”, Shqipëria ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 përballë Letonisë, gol i shënuar nga Asllani me 11-metërsh në minutën e 25-të.

87’ – Porta kuqezi shpëton për mrekulli, Mitaj ka larguar në momentin e fundit një top që po shkonte drejt rrjetës.

85’ – Gutkovskis shfaqet rrezikshëm në mbrojtjen kuqezi, por gjuajtja e tij qëndrore është pritur pa probleme nga Strakosha.

71’ – Një gabim në mbrojtjen kuqezi i jep mundësinë Gutkovskis që të godasë, por finalizimi është i gabuar.

69’ – Hoxha, i aktivizuar në vend të Bajramit në minutën e 68-të, jep menjëherë sinjalin me një gjuajtje nga distanca, por pa probleme për portierin Zviedris.

56’ – Gjimshiti bën më të vështirën brenda zonës kundërshtare, duke goditur në mënyrë të gabuar, një mundësi e humbur.

52’ – Një tjetër mundësi për kuqezinjtë, Bajrami godet rrezikshëm por pa arritur të gjejë kuadratin.

47’ – Në skenë edhe njëherë dyshja Hysaj-Laçi, me mesfushorin që ka goditur rrezikshëm në drejtim të portës kundërshtare, por pa arritur të finalizojë saktë.

Nis pjesa e dytë…

Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”, Shqipëria në avantazh 1-0 përballë Letonisë, gol i shënuar nga Asllani në minutën e 25-të me 11-metërsh.

44’ – Letonia krijon mundësinë e parë për shënim, Jurkovskis ka goditur me kokë, por jashtë kuadratit.

31’ – Një tjetër mundësi e të besuarve të Silvinjos, me Asllani që ka goditur mbi traversë.

30’ – Një aksion model nga ana e kuqezinjve, me Hysajn që shërben për Manajn, goditja e sulmuesit kuqezi ka përfunduar ngjitur me shtyllën pingule.

25’ – Bajrami-Laçi, kombinim që sjell një 11-metërsh në favor të kuqezinjve, Asllani nga pika e bardhë është treguar i saktë, 1-0.

19’ – Sulm nga e djathta, Broja tenton portën pas topit të dhënë nga Hysaj, por nuk arrin të gjejë kuadratin.

9’ – Laçi ka tentuar me kokë portën e letonezëve, por pa arritur të gjejë kuadratin.

4’ – Bajrami kërkon hapësirë për të lëshuar gjuajtjen e tij, por që nuk ka saktësi dhe forcën e duhur.

Ka nisur sfida në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Leonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme