Liverpool i përgjigjet Arsenalit, fitojnë dhe Brighton, Fulham

E mërkura (6 dhjetor), e mbushur me ndeshje në Premier League, për të luajtur javën e 15-të. Dhe pas fitores së hershme të Arsenalit, liderit të ligës, në fushën e Lutonit, Liverpooli u përgjigj duke triumfuar në fushën e Sheffield United. Këtyre të fundit nuk u mjaftoi zëvendësimi i Paul Heckingbottom të shkarkuar me Chris Wilder (në përvojën e tij të tretë në stolin bardhekuq) për të braktisur vendin e fundit në renditjen. ‘Reds’ e Jurgen Klopp fituan 2-0 falë golave të kapitenit Van Dijk (në minutën e 37-të) dhe Szoboszlai (90’+5′) dhe kështu u rikthyen në -2 nga maja.
Brighton, Fulham dhe Bournemouth fitojnë – Brighton i De Zerbi-t mposhti me përmbysje Brentfordin në shtëpi (2-1): mysafirët kaluan në avantazh me penalltinë e kthyer në gol nga Mbeumo (27′), më pas vendasit kthyen gjithçka me Gross (31′) dhe Hinshelwood (52′). Fitore, por jashtë, edhe për Bournemouthin, 2-0 në fushën e Crystal Palace, me golat e Senesi (25′) dhe Moore (90’+ 1′). Së fundi, goleadë në shtëpi për Fulhamin: 5-0 kundër Nottingham Forest me dopietat e Iwobi (30′ dhe 74′) dhe Jimenez (34′ dhe 54′) para të pestit të servirur nga Cairney (86′).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




