Liverpool, Klopp flet për pensionimin e tij: Pas vitit 2026…

Angli | 3 vite më parë

Jurgen Klopp hedh hije dyshimi mbi vazhdimin e karrierës së tij, e cila mund të përfundojë pas vitit 2026. I intervistuar nga Matthias Hielscher, një gazetar gjerman, menaxheri i Liverpool tha: “Unë kam një kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2026 dhe dua ta respektoj atë, atëherë do marr një vit pushim. Mund të jetë fundi, por kush e di se si do të ndihem pas një viti? Kjo është arsyeja pse po e lë derën hapur”.

“Do të doja të udhëtoja shumë, jo thjesht të më shtynin në karrige me rrota apo të ecja me një shkop. Mund të shikoj futboll nga kudo. Prandaj nuk do ta bëj këtë punë përgjithmonë…”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme