Liverpool kthehet te fitorja, 6-1 ndaj Leeds

Liverpool i Jurgen Klopp është kthyer te suksesi. Në sfidën e javës së 31-të të Premier Ligës, ‘Reds’ i shkaktojnë Leeds United-it një humbje 6-1 dhe rinisin veten në zonën evropiane pasi kishin grumbulluar vetëm dy pikë në katër daljet e fundit në ligë. Të besuarit e Klopp e nisën fuqishëm dhe vendosën ndeshjen në rrugën e duhur në pjesën e parë falë golave të Gakpò në minutën e 35-të dhe Salah në minutën e 39-të, por Sinisterra e mbylli diferencën në fillim të pjesës së dytë.
‘Reds’ rikthyen distancën me goditjet nga Diogo Jota (52′ dhe 74′) dhe Salah (shënoi në minutën e 64-ët). Në finale ka lavdi edhe për Darvin Nunez që fikson rezultatin në 6-1. Një sukses i rëndësishëm për Liverpool-in që ngjitet në vendin e tetë, me 47 pikë, vetëm dy pas Brighton-it të De Zerbit. Humbje e rëndë për Leeds, i cili mbetet i gozhduar në 29 pikë, dy pikët larg zonës së rënies.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




