Liverpool në gjysmëfinalen e EFL Cup, “shkatërron” West Ham

Një rrufe e Dominik Szoboszlai dhe një dopietë e Curtis Jones, bashkë dhe me golat e Gakpo e Salah ndërtuan rrugën që Liverpool të kalonte në gjysmëfinale të Kupës EFL falë një fitoreje 5-1 ndaj West Ham-it në Anfield.
Mikpritësit drejtuan periudhën e parë dhe shkuan afër me një sërë përpjekjesh nga distanca para se mesfushori hungarez, Szoboszlai të gjuajti nga 25 metra në këndin e largët në minutën e 28-të.
Modeli vazhdoi pas intervalit dhe Jones kompletoi një përpjekje të shkëlqyer individuale me një përfundim të zgjuar nga pasimi i Darëin Nunez në minutën e 56-të.
Liverpooli e vendosi në kasafortë rezultatin kur Cody Gakpo 71’ shënoi në ndeshjen e tretë radhazi, përpara se Jarrod Boëen të shënonte golin e vetëm për miqtë.
Zëvendësuesi Mo Salah dhe një goditje nga Jones në momentet e fundit vulosën kalimin në katërshen e fundit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




