Liverpulit i mungojnë golat e Mane

Angli | 4 vite më parë

Liverpooli është në vendin e nëntë në renditjen e Premier Ligës, larg vendeve të privilegjuara. Një pozicion dhe një situatë e re kjo në Anfield. Një shkak i rëndësishëm për këtë rënie të performancës së Liverpoolit në ligën angleze ka të bëjë me aftësinë e tij në shënim. Ky është sezoni që ka shënuar më pak gola që kur Jurgen Klopp është trajner i skuadrës. Ata kanë shënuar vetëm 34 gola, një shifër e ulët për aftësinë shënuese të skuadrës së kuqe.

E vërteta është se dëmtimet e Luis Díaz dhe Diego Jota kanë ndikuar në aftësinë e ekipit për të shënuar, por largimi i Sadio Mané, një prej golashënuesve kryesorë të ekipit së bashku me Mo Salah, ka qenë jetik. Mané në këtë pjesë të parë të sezonit shënonte gjithmonë gola. Ai shënonte 4-9 gola në 19 ndeshjet e para të Liverpool-it në gjashtë kampionatet e tij  në Anfield. Objektiv ky, të cilin Klopp tani nuk e arrin si në produktivitet, ashtu edhe në rezultate.

Numrat nuk gënjejnë. Asnjëherë me Klopp në stol për një sezon të plotë (i pari ishte 2016-2017), Liverpool nuk ka qenë kaq poshtë në tabelë pasi ka luajtur 19 ndeshje, gjysmën e kampionatit. Vetëm në 2020-2021, ai ishte në vendin e pestë dhe kishte shifra mjaft të ngjashme me ato të tanishme, (37 gola për 34 aktual) por më pas ata u përmirësuan ndjeshëm. Dhe elementi dallues ishte Mané. Sulmuesi i kontribuonte skuadrës me golat që ajo tani nuk i ka.

Senegalezi, tani te Bayern Munich, ka qenë shumë i qëndrueshëm para portës. Asnjë te Liverpuli tani nuk i afrohet në shifra Manes, as në gola dhe as në asiste. Darvin Núñez ka shënuar pesë gola; Diogo Jota, i dëmtuar nuk e ka parë portën, Luis Díaz, gjithashtu me probleme fizike, ka shënuar 3 gola dhe i fundit që ka ardhur, Cody Gakpo, nuk ka luajtur. Ritmin e Manes e ndjekin Firmino dhe Mo Salah me 7 gola.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme