“Logu i bjeshkëve”, tradita që vazhdon/ Pjesë e edicionit të 25-të, artistë nga gjithë Shqipëria

Kulturë | 3 vite më parë

Mes qindra të pranishmëve nën tingujt e lahutës, çiftelisë e tupanit, që në vite jehuan ndër mrize, lugje e stane nisi edhe ky edicion i 25-të i Logut të Bjeshkëve në Qafën e Predelecit në Lepushë.

Artistëve pjesëmarrës nga jugu në veri iu bashkangjitën edhe 10 vajzat bukuroshe, konkurrente për Mis Bjeshkën.

Për kryetarin Tonin Marinaj të Bashkisë Malësi e Madhe, logu i këtij viti është i veçantë “për shkak se vjen pas pranimit të xhubletës në UNESCO”, ndërsa për organizatorin Pretash Nilaj, Logu i Bjeshkëve “është vazhdim i një traditë të vjetër në këto anë“.

Pjesëmarrësit thonë se organizime të tilla promovojnë trashëgiminë e pasur kulturore.

Në përfundim, juria përzgjodhi vajzën nga Vermoshi Aureljana Vushaj si “zanën” më të bukur të bjeshkëve për këtë vit.

Gazetar: Mario Gjini

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme