Londër – Veprim i menjëhershëm policor kundër shkelësve të masave antiCOVID-19

Botë | 6 vite më parë

Kreu i forcës policore të Londrës paralajmëroi sot se oficerët do të veprojnë  në mënyrë të menjëhershme në rastin e shkelësve të masave të bllokimit antiCOVID-19 në qytet.

“Ndërsa shumica dërrmuese e banorëve veprojnë në përputhje me rregullat, një pakicë e vogël nuk po u përmbahet kufizimeve”, tha komisionerja e Policisë Metropolitane, Cressida Dick.

“Veçanërisht kur dikush është duke shkelur ligjin, duke shkelur rregulloret, atëherë ne do të lëvizim shpejt në zbatimin dhe gjobitjen e tyre”, shtoi ajo.

Banorët mund të gjobiten deri në 200 stërlina  në Angli dhe 60 stërlina në Skoci, Irlandën e Veriut dhe Uells, nëse shkelin kufizimet COVID-19 herën e parë.

Për një shkelje të dytë, ato mund të shkojnë deri në 6 400 stërlina në Angli, 960 stërlina në Skoci dhe Irlandën e Veriut dhe 120 stërlina në Uells.

Kreu i Policisë shtoi se mund të kryhen edhe arrestime për shkelje të kufizimeve, në varësi të rrethanave./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme