LSI, lista kandidatëve për deputetë në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka pritur ditët e fundit të afateve ligjore për të prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Në të njëjtën kohë që duket se Monika Kryemadhi e ka marrë vendimin për të dalë e vetme në zgjedhje, kryetarja e LSI-së nuk ka pritur aleatin e saj Lulzim Basha, për vendimin që do të marrë koalicioni opozitar, por ka nisur njohjen e elektoratit me kandidatët për çdo zonë zgjedhore. Formacionin politik për qytetin e Tiranës, e ka prezantuar gjatë takimeve të fundit me qytetarët.
Njësia 1 Erisa Xhixho
Njësia 2 Aldi Fusha
Njësia 3 Blerdi Licaj
Njësia 4 Edmond Haxhinasto
Njësia 5 Petrit Vasili
Njësia 6 Floida Kërpaçi
Njësia 7 Klajda Gjosha
Njësia 8 Klevi Pojana
Njësia 9 Erjona Bixha
Njësia 10 Nora Malaj
Njësia 11 Përparim Spahiu, Besnik Jakaj
Njësia 12 Silva Cakaj
Zall Herr Faik Basha
Vetë Kryetarja e LSI, Kryemadhi do të shfrytëzojë mundësinë për të garuar në më shumë se një qark. Emri i saj do të jetë në listat e Elbasanit dhe Fierit./ Shqiptarja.com
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



