LSI në zgjedhjet brenda partisë

LSI partia e tretë më e madhe në Shqipëri dhe e dyta e opozitës zhvillon sot zgjedhjet brenda saj. Zyrtarët e saj e konsiderojnë një moment i rëndësishëm ku pritet të jepet “mesazhi i mbështetjes, unitetit, solidaritetit dhe mbi të gjitha mesazhin e vendosmërisë për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit”. Nuk ka surpriza në zgjedhjen e kryetarit të partisë. Kryetarja e deritanishme Monika Kryemadhin pritet të rikonfirmohet në detyrën e Kryetarit të LSI-së”. LSI do të zgjedhi dhe delegatët e Konventës Kombëtare që do të zhvillohet në fillim të dhjetorit.
Zgjedhjet do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë, por edhe në diasporë, në Greqi, Itali, Gjermani, të tjera vende të Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarët e LSI-së janë ftuar të marrin pjesë në zgjedhjet për forumet drejtuese.
Procesi i votimit do të jetë online në sytë e qytetarëve. Anëtarët e LSI-së të votojnë nëpërmjet aplikacionit që do të mbërrijë në telefonin e tyre, një aplikacion i vlefshëm vetëm për ata që kanë marrë kartën e re të anëtarësisë. Ndërkaq anëtarët e tjerë që nuk kanë mundur ta marrin dot kartën e re, edhe për shkak të problemeve që shkaktoi periudha e bllokimit prej pandemisë, do të votojnë në qendrat e votimit me kartën e vjetër të anëtarësisë.
LSI thotë se synon të dali fituese në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




