LSI publikon slloganin zgjedhor: “Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve”

LSI, partia e tretë më e madhe në Shqipëria, ka zbuluar sot slloganin e saj për zgjedhjet e ardhshme paralamentare që do të mbahen me 25 prill të vititë ardhshëm. Ai është “Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve” dhe u bë i ditur nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një konferencë me gazetarët paraditen e së martës. Zonja Kryermadhi u shpeh e bindur se opozita do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit. “Pika e fortë është objektivi që ka sot LSI për zgjidhjen e problemeve krijimin e vendeve të punës, paga të mirëpaguara për të rinjtë shqiptarë që të rikthehen në Shqipëri” tha zonja Kryemadhi. “Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve. Ku mund të jetojë njeriu më mirë se në shtëpinë e tij?.” spjegoi ajo thelbin e sloganit të partisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




