Luçiano Boçi për opozitën, nënkryetari i Rithemelimit: Aksioni politik do të vijojë

Politikë | 3 vite më parë

Nga selia e demokratëve që njihen si grupi i “Rithemelimit”, Luçiano Boçi paralajmëroi se kjo pjesë e pozitës po riorganizohet dhe se pavarësisht arrestit në shtëpi të Berishës, opozita do të vijojë me aksionin e saj politik.

Nënkryetari i këtij grupimi tha se vendimet e SPAK dhe GJKKO për të arrestuar kreun e opozitës rikthyen metodat famëkeqe të përdorura në diktaturë.

“I gjithë procesi ndaj Sali Berishës është një proces politik me objektiva e synime të qarta politike, për të heshtur dhe goditur jo vetëm ‘in persona’ Sali Berishën, por për të heshtur dhe goditur në grup e në themel Partinë demokratike, shoqërinë shqiptare, për të shuar të vërtetat denoncuese të dala prej saj dhe për t’i shtruar rrugën këtij pushteti të korruptuar që ai të vendosë sundimin e tij.

Në sinkron me qëllimet politike të këtij procesi ishte dhe vendimi i Gjykatës së Lartë, i cili mban pezull e tërheq zvarrë pa asnjë arsyetim ligjor statusin juridik të Partisë Demokratike duke mos konsideruar vullnetin e Kuvendit kombëtar të 11 dhjetorit dhe statutin e Partisë Demokratike,” tha Boçi.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme