Lufta kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare, Basha: Qeveria asnjë përparim

Politikë | 6 vite më parë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka bërë asnjë përparim në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Me një postim në story në Instagram, Basha citon raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke numëruar edhe shkaqet se pse, sipas tij, qeveria nuk ka bërë përparim në këtë drejtim. Shkaqet e evidentuara nga kryedemokrati janë “korrupsioni, institucionet e dobëta, krimi i organizuar dhe paratë e trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri”.

“A ka përparua qeveria shqiptare në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare? Përgjigja është jo. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, kjo ndodh për shkak të korrupsionit, institucioneve të dobëta, krimit të organizuar dhe parave të trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri”, shkruan Basha.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme