Lufta me Iranin, SHBA rrit shpenzimet ushtarake në 1.5 trilion dollarë

Amerikë | 6 muaj më parë

Mbi një muaj pas nisjes së operacioneve ushtarake të përbashkëta amerikano-izraelite kundër Iranit (që filloi më 28 shkurt 2026 me sulme ajrore masive) ka detyruar Shtëpinë e Bardhë të kërkojë zgjerimin më të madh të shpenzimeve ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore.

Propozimi synon të çojë shpenzimet e mbrojtjes në 1.5 trilion dollarë për vitin 2027, një rritje prej rreth 42% krahasuar me një vit më parë.

Pentagoni kërkon një shtesë prej 200 miliardë dollarësh për luftën në Iran, ndërsa kostot deri më 19 mars arritën mes 16.2 dhe 23.4 miliardë dollarë.

Ndërkohë, Teherani ka kufizuar trafikun detar nëngushticën e Hormuzit (përmes së cilës kalon rreth një e pesta e tregtisë globale të naftës), duke shkaktuar një krizë energjetike globale. Çmimet e naftës kanë shkuar mbi 100 dollarë për fuçi (dhe në disa momente edhe më lart), duke rritur frikën e inflacionit botëror.

Të paktën 13 ushtarë amerikanë janë vrarë deri tani dhe qindra të tjerë janë plagosur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme