Lufta me Rusinë/ Suedia: Jemi të gatshëm të dërgojmë tanket Leopard në Ukrainë

Ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson ka deklaruar se vendi i tij mbetet i hapur për të dërguar tanket “Leopard” në Ukrainë.
Në paketën e saj Suedia planifikon t’i japë Ukrainës gjithashtu sistemin e avancuar të artilerisë Archer. Ky qëndrim vjen disa orë para votimit në OKB për ku do t’i bëhet thirrje Rusisë që të tërhiqet nga Ukraina me efekt të menjëhershëm.
Votimi nuk është ligjërisht i detyrueshëm, por mbart peshë politike dhe shkon një farë mënyre për t’i treguar Ukrainës se cilët janë aleatët e saj, transmeton BBC.
Ndërkaq, Spanja u zotua dje t’i dërgojë Ukrainës gjashtë tanket e saj luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman, në shenjë mbështetjeje për vendin me afrimin e një viti nga fillimi i luftës. Ndërsa këtë mëngjes, Ministria e Mbrojtjes e Finlandës konfirmoi gjithashtu se do të dërgojë gjithashtu tre tanke luftarake Leopard 2.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




