Lufta në Gaza – Netanyahu urdhëron evakuimin e banorëve në Rafah

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë që të përgatitet për të evakuuar civilët nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, përpara një ofensive të zgjeruar kundër Hamasit.
Rreth 1.5 milionë palestinezë janë në Rafah për të kërkuar strehim nga operacionet luftarake izraelite në pjesën tjetër të Gazës.
SHBA-ja e ka paralajmëruar Izraelin se pushtimi i Rafahut do të ishte një “katastrofë”, ndërsa BE dhe OKB shprehën të dyja shqetësimet. Grupet e ndihmës thonë se nuk është e mundur të evakuohen të gjithë nga qyteti.
Netanyahu u tha zyrtarëve ushtarakë dhe të sigurisë që të “paraqesin në kabinet një plan të kombinuar për evakuimin e popullsisë dhe shkatërrimin e batalioneve” të Hamasit, tha zyra e tij të premten.
“Është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës pa eliminuar Hamasin dhe duke lënë katër batalione të Hamasit në Rafah. Përkundrazi, është e qartë se aktiviteti intensiv në Rafah kërkon që civilët të evakuohen nga zonat e luftimit”, shtohet në deklaratë.
Në fillim të kësaj jave, Netanyahu tha se kishte urdhëruar trupat që të “përgatiteshin për të operuar” në Rafah dhe se “fitorja totale” e Izraelit mbi Hamasin ishte vetëm disa muaj larg citon BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




